Një moment i frikshëm kur një fëmijë i vogël ka rënë në disa shina treni është kapur nga kamerat e vëzhgimit.
Dhe siç raportojnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ka qenë një udhëtar i guximshëm që u hodh poshtë në shina për të shpëtuar fëmijën vetëm disa sekonda para se një tren të kalonte me shpejtësi.
Pamjet fillojnë duke treguar një fëmijë që vrapon përgjatë platformës i ndjekur nga një femër e rritur.
Pas saj është një tjetër fëmijë që vrapon, i cili fillon të ngadalësojë shpejtësinë dhe më pas ndalon në platformë.
This #RailSafetyWeek, we're sharing CCTV footage to highlight the importance of safety at train stations.
Thankfully, they only resulted in minor physical injuries, but some could have had a much more serious outcome.
Please be aware of your surroundings when travelling. pic.twitter.com/ZI5qxmnakj
— London North Eastern Railway (@LNER) June 24, 2024
Ata vrapojnë drejt shinave dhe më pas njëri bie mbi to përpara se dëshmitarët e tronditur të kthehen për të parë se çfarë ka ndodhur.
Disa njerëz më pas vrapojnë drejt vendit të ngjarjes, duke përfshirë një burrë që hidhet poshtë në shina.
Më pas ai e largon fëmijën nga rreziku vetëm disa sekonda para se të kalojë treni.
Videoja është publikuar nga kompania e trenave London North Eastern Railway (LNER) si pjesë e javës së sigurisë hekurudhore, e cila lëshoi gjithashtu dy video të tjera duke paralajmëruar pasagjerët për sigurinë rreth trenave. /Telegrafi/