Site icon Telegrafi

A mund ta merrni me mend diametrin e gjethes së saj? Është zbuluar një lëkua më i madh i ujit në botë

Shkencëtarët zbuluan një varietet të ri të bimës së quajtur lëkua, që ishte fshehur në një vend të dukshëm për 177 vjet

Kjo bimë gjigante gjendej në Kopshtin botanik mbretëror në Kew të Londrës, por ishte identifikuar gabimisht si varietet tjetër.

Vetëm tani kur e kuptuan shkencëtarët që kanë gjetur diçka krejtësisht të re, transmeton Telegrafi.

Bima Victoria boliviana (lat.: Nymphaea alba), mori emrin e saj nga Bolivia, vendi ku rritet në një pjesë të sistemit të lumit Amazon.

Victoria boliviana është specia më e madhe e njohur në botë e zambakëve të ujit, me gjethe që rriten deri në 10 metra të gjera në natyrë, sipas një njoftimi për shtyp nga kopshtet në Kew, në perëndim të Londrës.

Shembulli më i madh i specieve mund të gjendet në Kopshtet La Rinconada në Bolivi, me gjethe deri në 10.5 metra në gjerësi.

Gjethja e zambakut gjigant, e cila i përket një prej tre specieve të llojit Victoria, mund të mbajë një peshë prej 176 paund.

Sipas studimit, specia e sapo identifikuar, V. boliviana, besohej zakonisht dhe gabimisht të ishte Victoria amazonica, një nga dy llojet e njohura më parë të zambakëve gjigantë të ujit.

Zambaku gjigant mund të shihet në Shtëpinë e Waterlily dhe Konservatorin e Princeshës së Uellsit në Kew Gardens.

/Telegrafi/

Exit mobile version