Site icon Telegrafi

A mund ta heqim celulitin përgjithmonë? Ja si përgjigjet dermatologu!

Prej vitesh, femrat kanë përdorur mijëra metoda për ta hequr. Ato shenjat në lëkurën e kifshëve, të pasmeve që duket se nuk zhduken kurrë.

Prej vitesh, mijëra metoda janë shpikur për zhdukjen e tij, por duket se kjo gjë është shumë e vështirë.

David Godberg, një dermatology dhe specialist i lëkurës ka treguar nëse është e mundur ta zhdukim celulitin njëherë e mirë.

“Nëse mamaja jote e ka, atëhere probabiliteti është i lartë që ta kesh dhe ti. Fëmijët e kanë kur janë të vegjël sepse trupi i tyre përmban estrogjenin e nënës. Më vonë zhduket dhe shfaqet sërish gjatë pubertetit. Ndërkohë që karakteristika të tilla si gjatësia apo paraqitja mund ta zbehin celulitin, në të vërtetë ai nuk zhduket asnjëherë plotësisht”

Kremrat, ushtrimet fizike apo dietat, nuk janë asnjëhere 100% efektive.

“Liposuksioni me laser ka treguar që mund ta eliminojë deri ën njëfarë niveli, por kjo është një procedurë që kërkon ndërhyrje dhe anestezi. Boll patë të famshmit nëpër foto. Ajo që shihni është thjesht fotoshop” ka thënë ai.

Exit mobile version