Janë gjithmonë zbavitëse lojërat e mprehtësisë së shikimit. E tillë është edhe loja që thotë të dalloni SpongeBob-in.
A mund ta gjeni dot mes një “deti” minionsh figurën mjaft të dashur për fëmijët?
Sfida të tilla me filmat e animuar shumëngjyrësh janë postuar pa fund në rrjetin social Facebook, dhe kjo në faqen “Despicable Me Fans”.
Postimi ka marrë plotë 103 mijë pëlqime, 365 mijë shpërndarje dhe 28 mijë komente, transmeton shekulli.
Ju duhet ndihmë? SpongeBob është në krahun e djathtë, me dy sy të kaltër që po ju sheh.