Derisa imazhet që shohim në internet bëhen gjithnjë e më të manipuluara, ndryshimi midis një imazhi të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale dhe të një fotografie “të vërtetë” bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u dalluar.
Platformat me teknologjinë e Inteligjencës Artificiale e kanë bërë më të lehtë gjenerimin e imazheve dhe “manipulimin” e tyre, diçka që me programe tradicionale procedura do të ishte më e ngadalshme, transmeton Telegrafi.
Të gjitha mjetet me AI, e bëjnë më të lehtë krijimin e përmbajtjeve të ndryshme, qoftë tekst apo edhe imazh, duke përshpejtuar punën për të gjithë.
Në listën e mëposhtme janë disa imazhe, në të cilat do të sfidoheni për të parë nëse mund t’i dalloni imazhet e vërteta prej atyre të krijuara nga Inteligjenca Artficiale; sigurisht, për secilën fotografi do ta keni edhe përgjigjen për “origjinën”.
Përgjigjja për foton e parë: Imazhi i një lugine me mjegullën që rri pezull u krijua nga AI.
Përgjigjja për foton e dytë: Zona piktoreske, apo peizazhi i shkretëtirës është një fotografi aktuale e bërë në Zabriskie Point në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes, Kaliforni.
Përgjigjja për foton e tretë: Mund të duket si një kompozit i vështirë, por imazhi i njerëzve në brendësi të një ndërtese me mure xhami mbi Teatrin Steve Jobs të Apple në Cupertino, Kaliforni, është një fotografi e vërtetë.
Përgjigja për foton e katërt: Duket si një vizitë mjaft e besueshme në San Francisko me mjegull, por imazhi i çiftit përpara urës Golden Gate u krijua nga AI.
Përgjigja për foton e pestë: Imazhi i një turme entuziaste në një shfaqje Classixx në festivalin muzikor Outside Lands në San Francisko në vitin 2015 është një fotografi e vërtetë.
Përgjigjja për foton e gjashtë: Në pamje të parë, mund të duket normale dhe reale, por imazhi i tre grave në një kafene është krijuar nga AI.
Përgjigja për foton e shtatë: Është shumë e lezetshme, por imazhi i një burri dhe qenit të tij në një kamping u krijua nga AI.
Përgjigjja për foton e tetë: Imazhi i një gruaje japoneze të buzëqeshur në një kasolle në një plazh në Tajlandë u krijua nga AI.
Përgjigja për foton e nëntë: Imazhi i një nëne dhe djali në një kamp refugjatësh në Selanik, Greqi, është një fotografi e vërtetë.
Përgjigjja për foton e 10: Imazhi i sanduiçit të shijshëm me avokado është i krijuar nga AI.