Site icon Telegrafi

A mund ta gjeni se cila veturë nuk i ka ndezur dritat dhe po bën vozitje të rrezikshme?

Një fotografi e publikuar së fundmi kërkon vëmendje dhe sy të “mprehtë”, për të vërejtur se cili prej shoferëve të veturave të shumta po bënte vozitje të rrezikshme.

Sfida e financuar nga platforma CarFinance 247 u ka kërkuar përdoruesve të rrjeteve social,e se cila veturë po rrezikon tjerat në trafik, transmeton Telegrafi.

E për ta bërë sa më të komplikuar këtë sfidë janë gjashtë korsi, ku tri prej tyre lëviznin vetura në veri e tri tjera në jug.

Megjithatë ka pasur prej atyre që u janë nevojitur pak sekonda për ta kuptuar se për cilën veturë bëhet fjalë.

Është ajo që i qëndron shumë pranë veturës që e ka përpara, dhe në çdo moment që do të frenonte gjasat për t’u përplasur do të ishin shumë të mëdha.

Ajo çfarë bie më së shumti në sy është që nuk i ka fare të ndezura dritat, që ndihmojnë shoferët tjerë si para ashtu dhe pas ta shohin më mirë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version