Site icon Telegrafi

A mund ta gjeni oktapodin e kamufluar në ujë ? (Foto/Video)

Nëse keni vështirë që vëreni diçka të pazakontë në korale, atëherë nuk jeni i vetmi.

Një oktapod që ndërron ngjyrën është mjeshtër në kamuflim, dhe sa herë që nuk dëshiron të dallohet përshtatet mirë me prapavijën, transmeton Telegrafi.

Një zhytës profesionist ka arritur të filmojë momentin, kur oktapodi ndryshon ngjyrën varësisht prej situatës dhe momentin kur ndihet i kërcënuar nga ndonjë gjallesë tjetër.

E gjithë kjo është filmuar në Ari Atoll në ishujt Maldive, ndërsa në fillim të videos mezi vërehej oktapodi i cili kishte ngjyrat sikurse të koraleve.

Por derisa po i afrohej zhytësi, ai ndryshon ngjyrën dhe fillon të lëviz duke u munduar të shpëtojë nga ai. /Telegrafi/

Exit mobile version