Është e vërtetë vështirë ta shihni një leopard kur është në ndonjë fushë, pasi është shumë i zoti në kamuflim, e sidomos kur është në pyetje ndonjë kafshë më e vogël të cilën mendon ta hajë për drekë.
Leopardi konsiderohet si njëra nga kafshët më të shpejta dhe më të rrezikshme, dhe shpesh bën të pamundurën që të fshihet derisa arrin të kapë ndonjë antilopë pas një dite të nxehtë pa ujë e ushqim, transmeton Telegrafi.
Në fotografinë e publikuar më poshtë shihet një leopard i fshehur në pemë, duke pritur antilopën që ishte ngjitur lartë në degët e pemës, e cila me sa duket ishte e vetëdijshme që poshtë e pret vdekja.
Dhe duke parë se ajo assesi nuk dëshironte të zbriste në tokë, leopardi vendosë të kamuflohet mirë dhe ta pres derisa të humb durimin dhe ta kapë.
Në shikim të parë duket vetëm antilopa, por kur e shikoni më mirë do ta kuptoni se leopardi është fshehur në pemë. /Telegrafi/