Ky ilustrim interesant tregon një grumbull ndërtesash të larta bardh e zi derisa një mace gjendet e fshehur mes ndërtesave.
Ilustrimi i cili u shpërnda në Reddit, ju sfidon ta gjeni macen në 10 sekonda, transmeton Telegrafi.
Do t’ju duhet durim dhe ndoshta një xham zmadhues – në mënyrë që ta deshifroni këtë kuriozitet.
Nëse keni nevojë për një ndihmë, atëherë macja gjendet në pjesën e majtë të ndërtesave.
Përdoruesit thanë në Reddit se arritën ta identifikonin macen brenda pesë deri në 10 sekonda, por disa e patën më të vështirë. /Telegrafi/