Telegrafi

A mund ta gjeni librin e fshehur në mesin e pajisjeve të shumta elektronike? (Foto)

Një imazh i publikuar së fundmi nga kompania angleze Edu Prints Plus ka vënë në “lajthitje” të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin, pasi autorët e saj kërkojnë që brenda sekondave të gjendet libri i fshehur në mesin e pajisjeve të ndryshme elektronike që janë vizatuar.

Tashmë mbi dymijë persona kanë sfiduar aftësitë e tyre e në veçanti shikimin, pasi kërkohet koncentrim në identifikimin e librit. Sidoqoftë, të gjithë ata që po arrijnë ta bëjnë këtë brenda 20 sekondave, po konsiderohen si shumë inteligjent, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, një person që ka dashur të mbetet anonim pretendon se këtë e ka arritur për pesë sekonda, ndërsa autorët e imazhit kanë njoftuar se i riu u ka dërguar “dëshmi” për këtë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografinë e publikuar më poshtë dhe tentoni që edhe ju ta gjeni brenda afatit të caktuar kohor. /Telegrafi/