Site icon Telegrafi

A mund ta gjeni lëpirësen në mesin e qindra akulloreve? (Foto)

Gergely Dudas, autor i një vizatimi ka lënë shumë njerëz gojë hapur, kur ka kërkuar nga ata ta gjejnë lëpirësen në mesin e qindra akulloreve.

I njohur nga fansat e tij edhe si Dudolf, ka shpërndarë këtë imazh në rrjetin social Facebook, ku ka kërkuar nga ata ta gjejnë lëpirësen, transmeton Telegrafi.

Dhe shumica prej tyre që e kanë marrë këtë “mision” ta qojnë deri në fund, e kishin pothuajse të pamundur ta gjejnë për faktin që kishte shumë akullore të vizatuara, dhe kishin formën pothuajse të njëjtë me lëpirësen.

Megjithatë, artisti hungarez pas disa orëve ka postuar edhe fotografinë me përgjigjen e shumëkërkuar, duke ua bërë me dije të gjithë atyre që kanë mundur ta gjejnë se duhet ta cilësojnë veten si inteligjentë. /Telegrafi/

Exit mobile version