Hutat janë të njohur për shikim të mprehtë, një veti që i bën “gjuajtësit” më të mirë në planetë.
Por janë gjithashtu ekspertë në kamuflim siç edhe është dokumentuar në shumë raste, transmeton Telegrafi.
Rezervati privat Timbavati në Afrikën e Jugut, ishte një prej vendeve të përkryer për hutat që të kamuflohen.
Një imazh i shkrepur nga një fotograf lokal i identifikuar si Roan du Plessis, 33-vjeç, tha se ishte e mahnitshme kur pa sesi ishte përshtatur huti me ambientin ku qëndronte.
Fotografia e publikuar më poshtë ka sfiduar të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, ku nga ta kërkohet që ta gjejnë hutin e kamufluar në pemë. /Telegrafi/