Telegrafi

A mund ta gjeni grabitqarin e fshehur brenda imazhit në më pak se 10 sekonda?

Enigmat e ndryshme janë një mënyrë brilante për të kaluar kohën nëse po kërkoni për sfida të këndshme për të sfiduar trurin për pak momente.

Por lojërat e thjeshta në dukje kanë gjithashtu një sërë përfitimesh në botën reale.

Jo vetëm që loja mund të rrisë aftësitë tuaja të përqendrimit dhe kujtesën, por nuk është kurrë e dëmshme të vini në provë aftësitë tuaja të vëzhgimit.

Ndërsa shumica prej nesh nuk kanë nevojë të jenë aq vigjilentë sa dikur, perceptimi i rrezikut është megjithatë një aftësi e rëndësishme, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Pra pse mos t’i testoni sytë tuaj me enigmën më të fundit?

Sfida është: gjejeni leopardin e borës të fshehur në fotografinë e sipërme në 10 sekonda ose më pak.

Me gëzofin e tyre madhështor me ngjyrë gri dhe të bardhë, leopardët e borës janë të njohur për kamuflimin e tyre spektakolar natyral.

Aq e madhe është aftësia e tyre për t’u përzier me mjedisin e tyre, saqë WWF thotë se këto mace të “mëdha” ndonjëherë njihen edhe si “fantazma e maleve”.

Nëse akoma nuk keni arritur që ta gjeni leopardin e borës, atëherë fotografia e mëposhtme e ka përgjigjen e kësaj enigme. /Telegrafi/