Telegrafi

A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabim në mesin e qindra “Summer”?

Kjo është sfida e radhës, ku kërkohet nga përdoruesit e rrjeteve sociale që të gjejnë fjalën e shkruar gabim – por që sipas autorit të kësaj fotografie atë mund ta gjejnë vetëm ata që kanë shikim “shqiponje”.

Madje thuhet se të gjithë ata që duan të gjejnë problemin duke ta bëjnë këtë brenda 20 sekondave, transmeton Telegrafi.

Kompania Quizgecko përdori inteligjencën artificiale për të krijuar këtë imazh ku në mesin e qindra fjalëve të shkruara “Summer”, kërkohet të gjendet ajo që është shkruar gabim.

Pavarësisht se fjala e shkruar gabim dallon për dy shkronja, gjetja e saj është e vështirë në mesin e qindra tjerave që janë shkruar në mënyrë të duhur.

E të gjithë ata që arrijnë që brenda 20 sekondave të gjejnë gabimin, cilësohen si njerëzit me shikim “shqiponje”. /Telegrafi/