Site icon Telegrafi

A mund ta gjeni bretkosën e fshehur në gjethe? (Foto)

Në shikim të parë, duke si një pemë e zakonshme me shumë degë dhe gjethe.

Por, në këtë fotografi të bërë në Goa të Indisë, është e fshehur edhe një bretkosë, transmeton Telegrafi.

Gjallesa ujë-tokësore është pothuajse e padukshme në mesin e gjetheve, por mund të shihet vetëm nga sytë me rreth të verdhë.

Fotografi amator Yawaraj Gurjar, ka qenë i befasuar kur e ka parë papritmas se në mesin e degëve ka edhe diçka tjetër.

“Gjatë ekspeditës së fotografisë në xhungël, më ra në sy kjo bretkosë e cila flinte e qetë, e kamufluar në degët e pemës”, ka shkruar ai përbri pamjeve të postuara. /Telegrafi/

Exit mobile version