Site icon Telegrafi

A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

Një fotografi e publikuar së fundmi ka sfiduar rëndë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në të shihet një dyqan lulesh ku ka me dhjetëra lloje të ndryshme të luleve, dhe nga përdoruesit kërkohet ta gjejnë kaktusin, transmeton Telegrafi.

Fotografia është postuar nga Tombola, që thotë se vetëm ata me shikim “shqiponje” mund ta gjejnë kaktusin brenda 10 sekondave.

Sipas Tombola, koha mesatare për gjetjen e kaktusit është 55 sekonda, por paralajmëruan se një në pesë përdorues të rrjeteve sociale heqin dorë nga misioni i gjetjes së kaktusit.

Ajo çfarë e bën misionin e vështirë është se dhjetëra lloje të luleve dominohen nga ngjyra e gjelbër, dhe kjo është arsyeja pse kaktusi është vështirë të gjendet brenda pak sekondave. /Telegrafi/

Exit mobile version