Një fotografi e publikuar së fundmi ka habitur shumë përdorues të rrjetet sociale, ku u kërkohet atyre të gjejnë biçikletën pa çiklistin në mesin e qindra çiklistëve tjerë që gjendeshin me biçikleta.
Ky mision sipas autorëve të fotografive kërkohet të përmbushet për vetëm dhjetë sekonda, transmeton Telegrafi.
Sfida është krijuar nga Sigma Sports, që u kërkon të gjithë atyre që pretendojnë se kanë sy të “shqiponjës” të gjejnë biçikletën.
Por vetëm dhjetë për qind e përdoruesve të rrjeteve sociale, kanë arritur ta gjejnë vetëm biçikletën e Sigma Sports.
Shumica e pjesëmarrësve kanë pranuar se u janë dashur me një mesatare prej 23 sekondash që ta gjejnë biçikletën. /Telegrafi/