Telegrafi

A mund ta gjeni arushën që po luan me të vegjlit e saj? (Foto)

Në Parkun Nacional të Bavarisë është fotografuar një arushë, që luante fshehtas me dy këlyshët.

Kafsha me ngjyrë kafe, është fotografuar ndërsa rrinte poshtë disa shkurreve, ndërsa të vegjlit e saj që kanë nga katër muaj, përpiqeshin ta gjenin, transmeton Telegrafi.

Por a po mund ta gjeni ju arushën Luna?

Fotografi dhe njohësi i kafshëve, Ingo Gerlach e ka përcjellë për një kohë të gjatë, lojën që bënte nëna me fëmijët.

“Arinjtë kanë shumë dëshirë të luajnë fshehtas. Më mori kohë derisa e fotografova, por ia vlejti” ka thënë Gerlach, për pamjet që ka marrë në rezervatin e kafshëve në Gjermani. /Telegrafi/