Një alpinist ka sfiduar përdoruesit e Reddit, duke u kërkuar ta gjejnë gruan e tij në fotografi që gjenden në një zonë shkëmbore në malet e Kolorados.
Bashkëshorti i njohur me nofkën needforreid në Reddit, ka shprekur një fotografi të gruas derisa po vizitonin malet Princeton gjatë verës, transmeton Telegrafi.
Ai tha se kishte zgjedhur edhe veshjen e saj para se të nisnin aventurën e ngjitjes që e bënte edhe më të vështirë gjetjen e saj në fotografi, për faktin se ishte e veshur me të zeza, hirtë dhe të bardhë.
E për ta zgjidhur këtë “problem”, ai u kërkoi përdoruesve që të mendojnë si alpinistë dhe ua bëri të gjithë të ditur se gruaja e tij nuk është amatore në këtë lloj sporti.
Megjithatë, çifti thanë se ishin kënaqur derisa kishin eksploruar këtë zonë të bukur. /Telegrafi/