Telegrafi

A mund ta dalloni puma-n e cila po e shikon fshehurazi një dre?

Pumat janë jashtëzakonisht të fshehta dhe të njohura për aftësinë e tyre për t’u përzier me mjedisin e tyre dhe kjo është sigurisht e vërtetë për këtë grabitqar të fshehur mirë.

Një foto e një dreri që kulloste në terren të ashpër u kap në një kamerë shtegu të vendosur në Strehën Kombëtare të Kafshëve të Egra Rio Mora në New Mexico.

Por në sfond qëndron një puma e shtrirë, para se të hidhet mbi kafshën e cila nuk është në dijeni se ajo ndodhet pranë saj, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Kafsha është kamufluar shumë mirë në peizazhin e thyer dhe Shërbimi për Mbrojtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në SHBA i ka sfiduar njerëzit ta gjejnë atë.

Por a mund ta dalloni puma-n?

Nëse e keni dalluar në shikim të parë është një shenjë e sigurt që keni sy të mirë, por shumica e njerëzve nuk mund ta pikasin atë me shikim të parë.

Grabitqari përshtatet pa probleme në pyllin përreth ndërsa pret momentin e përsosur për të kapur drerin.

Nëse akoma nuk e keni gjetur atë, imazhi më zbulon se ku gjendet puma. /Telegrafi/