Hapni mirë sytë
Ditët e fundit internetin e kanë vërshuar enigmat e Vitit të Ri të cilat në një periudhë të shkurtër kohore bëhen hit në internet. Prandaj një enigmë të tillë e kemi përgatitur për ju.
Para jush është ilustrimi në të cilin janë vizatuar me dhjetëra pemë të zbukuruara dhe një mori dhuratash.
Shumica e njerëzve e vënë yllin në majë të pemës, mirëpo nuk është kështu me shumicën e pemëve në këtë ilustrim, transmeton Telegrafi.
Ndonëse janë të zbukuruar shumë, autori i enigmës megjithatë nuk u ka vizatuar yllin në majë. Mirëpo, në një pemë e ka vizatuar.
Detyra juaj është që për më pak se 12 sekonda të gjeni pemën e cila ka në majë yllin.
Aktivizoni kronometrin dhe përvishuni punës!
A arritët ta gjeni? Nëse jo, shikoni mirë pjesën e majtë të këndit. A e gjetët tani?
Sa kohë ju është dashur për të dalluar yllin? Ndani me ne në komente.
/Telegrafi/