Parkimi është një nga momentet më të vështira të shumë shoferëve.
Manovrimi i parkimit paralel ose anësor nuk është i pëlqyer nga shumë, veçanërisht kur makina duhet të parkohet në një zonë të ngushtë.
Nëse nuk merrni kthesën siç duhet , shumë shpejt do të zhgënjeheni.
Disa parkojnë pa ndonjë problem, dhe nuk shqetësohen nga pikëpamjet e kalimtarëve apo makinave që presin të lëvizin, transmeton Telegrafi.
Nga India vjen shembulli i një eksperti të vërtetë në parkimin anësor.
Jo vetëm që e ka makinën e madhe, por parkimin e bën në një vend mjaft të rrezikshëm, afër një kanalit.
Aftësitë e tij në parkim u regjistruan nga gruaja e tij nga ballkoni dhe iu dërguan vëllait të tij dhe disa ditë më vonë videoja u bë virale. /Telegrafi/