Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot deklaroi se nëse nuk arrihet marrëveshje për Ligjin për prokurori publike, Qeveria do të
mundohet që shumicën prej dy të tretave ta sigurojë edhe pa OBRM-PDUKM-në.
Deskoska tha se tani po mendohet për opsionet tjera, pasi që edhe pas takimit të gjashtë, nuk u arrit marrëveshje me OBRM-PDUKM-në,
njofton Telegrafi Maqedoni.
Edhe më tej kontestohet neni 105, i cili parasheh, që ‘bombat’ të mos përdoren si dëshmi në procedurat e nisura dhe pas mbarimit të
mandatit të PSP-së më 30 qershor të vitit 2017.
Nga OBRM-PDUKM kanë propozuar, që versioni i ligjit të dërgohet në Komisionin e Venedikut, që të mund të merret qëndrimi i tyre për
nenin e kontestuar, por për ministren kjo është e pranueshme vetëm nëse Ligji për prokurori publike votohet.
Takimet e ardhshme do të varen varësisht nga ajo nëse ekipet negociuese do të japin ndonjë ide se si të dilet nga ky ngërç./Telegrafi/