Aventura më e re me krijesën e famshme “The Mummy”, me aktorë si Tom Cruise, Sofia Boutella dhe Annabelle Wallis, vjen në Cineplexx me 8 qershor.
Para se të shpalosim temën e re të versionit të vitit 2017, vlen të përmendet historia e filmave e mëparshëm të këtij universi.
Në vitin 1932, Universal Studios filloi françizën e gjatë të The Mummy. Filmat u përqendruan në historinë e një princi të lashtë, i cili u sollë aksidentalisht në jetë pasi u varros gjallë shumë vite më parë.
Filmi origjinal i “The Mummy” u riprodhua tri herë me karaktere të ngjashme, por gjithnjë me një histori të ndryshme. Universal Studios tani është gati për rihapjen e “The Mummy” të ardhshëm. “The Mummy” me Tom Cruise, Sofia Boutella dhe Annabelle Wallis – tregon përrallën e një princeshe 2,000 vjeçare.
Traileri na kthen mbrapa në Egjiptin e lashtë, ku një grua e re (Sofja Boutella) vret faraonin në gjumë. Gruas iu premtua se do të ishte sundimtari i tokës, por ai premtim nuk u përmbush.
https://www.youtube.com/watch?v=sCdV3esMr9M
Tani, ajo po kthehet në pushtet përmes një mallkimi që ajo vuri në Morton.
“The Mummy”, nga regjisori Alex Kurtzman, është gati të fillojë një univers të përbashkët për kompaninë Universal, e cila do të paraqet përbindëshat e ri. Javier Bardem është në bord për një film të ardhshëm Frankenstein, ndërsa Johnny Depp ka nënshkruar për The Invisible Man.
Gjatë natës së premierës, Cineplexx po organizon ngjarjën Premiere Night, ku do të ketë pije falas nga SOLA, si dhe kupona me vlerë prej 20 Eur nga Pierre Cardin.
Orarin e filmave mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/