Gjyqtari i njohur nga Kosova, Xhelal Mumini është deleguar për të gjykuar në ndeshjen e grupeve të FIBA EuroCup Women.
Mumini do të gjykojë në sfidën në Turqi, Melikgazi Kayseri- Olympiacos.
Ky takim do të zhvillohet më 11 tetor (nesër) nga ora 18:30 në Kayseri të Turqisë.
Mumini është njëri nga katër gjyqtarët e Kosovës të licencuar nga FIBA, ndërsa për periudhën 2023-2025 janë edhe Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija. /Telegrafi/