Site icon Telegrafi

Mumia egjiptiane, foshnja “e turpit” e një faraoni (Foto, +16)

Një mumie egjiptiane, për të cilën ekspertët menduan për shekuj me radhë se ishte një zog i ngordhur, është në fakt një foshnjë njerëzore, sipas skanimeve të realizuara në nëntor.

Tanimë, spekulime të tjera thonë se foshnja është fëmija “i dashurisë së turpit” të një faraoni i cili kishte një lidhje të fshehtë.

Testet kanë treguar më parë se nëna e humbi fëmijën kur ishte rreth 20 javë shtatzënë.

Teoria e re e çuditshme pohon se foshnja u fsheh nga dashnorja e faraonit për të mos mërzitur mbretin, por nuk është konfirmuar ende nga ekspertët e Museut Maidstone, në Kent, aty ku ndodhet fëmija mumje dhe mamaja e saj.

Exit mobile version