Telegrafi

Multivitaminat ulin progresin e HIV-it

Përfundimi ka ardhur nga një studim afrikan. Ende nuk është e qartë se si njerëzit të cilat përdorin vitamina dhe minerale mund të përfitojnë nga to në periudha afatgjate.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i sasive të suplementëve nuk ka efekte anësore. Studiuesit thonë se ato rritin sistemin imun, ndërsa seleni, në veçanti, mund të jetë një mineral i mjaftueshëm të cilin viruset nuk arrijnë ta përpijnë.

Por, ekspertët amerikanë thonë se kjo nuk mund të ketë shumë dobi në mesin e popullatës atje, pasi shumica e amerikanëve që diagnostikohen me HIV (virusin që shkakton AIDSin), menjëherë trajtohen me barna të fuqishme, ndryshe nga të sëmurët afrikanë.

Sqarim:Të kesh HIV-in nuk do të thotë gjithmonë se ke AIDS. Mund të kalojnë shumë vite që njerëzit që e kanë virusin HIV ta zhvillojnë sëmundjen AIDS. Pikërisht këtë punë bëjnë vitaminat të kombinuara me selenin, duke zgjatur këtë periudhë. /Mjeku.Net/Telegrafi/