Telegrafi

Multivitaminat në shtatzëni

Rekomandimet e deritanishme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë që të gjitha shtatzënat të përdorin hekur dhe acid folik. Mirëpo studimet e reja sugjerojnë që të përfshihet edhe rekomandimi i përdorimit të vitaminave të ndryshme- në formë multivitaminash- gjatë shtatzënisë.

Analizimi i 13 studimeve të realizuara në vende të ndryshme të botës, tregon se marrja e multivitaminave nga shtatzënat (krahas hekurit dhe acidit folik) zvogëlon për 17-19% rrezikun që foshnja të lindë me peshë më të vogël trupore se normalja, ndërkohë që përdorimi i vitaminave rrit mesatarisht për 54 gramë peshën e lindjes së fëmijës.