Telegrafi

Multivitaminat ndihmojnë në dobësim

Studimet e reja të zhvilluara në 90 kineze të mbipesha të moshës 18 deri në 55 vjeçare, këshillojnë përdorimin e përditshëm i vitaminave dhe mineraleve në sasi shtesë.

Gjatë 26 javëve, sa ka zgjatur hulumtimi, gratë të cilat kanë marrë tableta me multivitamina dhe minerale kanë humbur sasi dukshëm më të mëdha të kilogramëve, respektivisht kanë zvogëluar sasinë e yndyrave dhe indeksin e masës trupore krahasuar me grupin kontrollues.

Studimi po ashtu ka vërejtur një rënie të dukshme të kolesterolit të përgjithshëm dhe atij të keq, LDL, ndërsa një rritje të kolesterolit të mirë, HDL, në gjakut e personave të analizuar./Telegrafi/