Telegrafi

Multivitaminat dhe lindja e parakohshme

Studimi i realizuar kohë më parë ka analizuar të dhënat e mbi dy mijë grave, nga katër klinika të ndryshme prenatale.

Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë përdorë preparate multivitaminoze para mbetjes shtatzënë kishin rrezik dyfish më të vogël për të lindur para kohe.

Studimi po ashtu ka treguar se konsumimi i multivitaminave pas mbetjes shtatzënë nuk ka ndikuar në uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme. /Mjeku.Net/Telegrafi/