Telegrafi

Multimedia e lakueshme nga Samsung

Vijat jokonvencionale dhe forma japin përshtypjen se Samsung morri seriozisht kritikat e Apple rreth dizajnit të pajisjeve (të cilat “nuk duhet të kenë formë drejtkëndëshi”), e tri tastet harduerike në pjesën e poshtme ngjajnë me kontrollet e ndonjë playeri multimedial i cili mund të duhet si konkurrent i mirë i iPod Touch.

Duket se nuk po bëhet fjalë për një telefon mobil siç supozojnë djelmoshat nga Xda, së paku gjykuar nga tastet (play është në mes), e nëse mundohet ndokush më shumë me gjasë do të gjej foto me kualitet më të lartë të OLED ekranit më të lakueshëm të Samsung i cili qysh më herët është paralajmëruar për këtë vit. Përveç vet ekranit, edhe shtëpiza është e lakuar, që me gjasë do të ia jap një dimension tjetër ergonomisë së përdorimit të pajisjeve të këtilla multimediale. Besojmë se ekranet e këtillë së shpejti do të mund të shihen në telefonat celularë, e video incizimi i mundësive që ofrojnë teknologjitë e këtilla është në vijim. /Telegrafi/