Site icon Telegrafi

Multanowski: Zgjidhja e çështjes së emrit paraqet stabilitet për Maqedoninë dhe rajonin

Procesi për zgjidhjen e çështjes së emrit është mjaft i rëndësishëm për stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Kështu thotë ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanowski.

Sipas tij, Rusia është duke zhvilluar politikë agresive ndaj Perëndimit dhe bën tentime që kanë për qëllim ta ndryshojnë rendin ndërkombëtar, duke mos i marrë parasysh obligimet ndërkombëtare.

Në intervistën e tij për Radio Evropën e Lirë, Multanowski thotë se BE-ja dhe NATO-ja duhet ta shfrytëzojnë çastin e tanishëm të bisedimeve dhe gatishmërinë e Athinës dhe Shkupit, që kjo çështje të zgjidhet. /Telegafi/

Exit mobile version