Telegrafi

Mullixhinjtë deri më tani kanë blerë më shumë se 70 mijë ton grurë

Kanë mbaruar të korrat e grurit. Nga të korrurat rreth 81,000 hektarë është fituar më shumë se 300,000 ton. Çmimi mesatar e blerjes është 8,5 denarë për kilogram. Prej 80.000 hektarë të mbjellura rendimenti i grurit këtë vit peshon 306,000 ton me një rritje prej gati 60 përqind në krahasim me të korrat e vitit të kaluar.

Të ardhurat mesatare janë 3.800 kilogramë për hektar, që është gati 45 përqind më shumë se vitin e kaluar. Sipas të dhënave të përpunuara, deri më tani janë blerë 70,200 ton me një çmim mesatar të blerjes prej 8.56 denarë për kilogram. Çmimi i grurit të berzës në Novi Sad në fillim të gushtit ishte më e ulët dhe arriti në 7.2 denarë.

Fermerët këtë vit janë subvencionuar për ruajtjen e grurit të kapanoneve me 80 përqind të shpenzimeve për ruajtjes apo 60 denarë për ton për një muaj, dhe paguhet në çdo 60 ditë. /Telegrafi/