Thomas Muller ka folur pas takimit mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.
Ky i fundit ka eliminuar bavarezët në çerekfinale pas rezultatit të përgjithshëm 6:3.
Sulmuesi gjerman ka komentuar edhe rastin e kartonit të kuq të Arturo Vidalit, transmeton Telegrafi.
Muller ka pohuar se kiliani e ka merituar kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht të kuqin në një rast tjetër, por jo në ndërhyrjen ndaj Marcos Asensios.
“Arturo do të mund të ndëshkohej më herët, por përfundimisht jo në situatën kur u ndëshkua me të dytin të verdhë”, tha Muller. /Telegrafi/