Thomas Muller ka qenë fantastik në përballje me Barcelonën.
Sulmuesi gjerman shënoi dy gola të mrekullueshëm dhe asistoi në një tjetër në fitoren e thellë të Bayernit 8-2.
Muller pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij është argëtuar në këtë sfidë, teksa është shprehur se të gjithë shokët e tij të skuadrës e kanë merituar çmimin ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’.
👊 MAN 👊 OF 👊 THE 👊 MATCH 👊@esmuellert_ #FCBFCB #MissionLis6on #UCL pic.twitter.com/3thjs3Sfff
— FC Bayern München (@FCBayern) August 14, 2020
“Është e vështirë ta shpjegosh. Skuadra jonë është në një formë të pabesueshme. Faleminderit për trofeun e “Lojtarit të ndeshjes”, por në kemi 12 apo 15 lojtarë që e meritojnë këtë. Ne punojmë me kaq intensitet ndaj është e vështirë të na mundësh”
“Sot u argëtuam shumë, nuk ka rëndësi se cilët janë emrat e futbollistëve përballë. Sigurisht, Barcelona është një skuadër speciale, duhej të ishim më agresivë dhe të sulmonim me vazhdimësi. Kur ata bëjnë presing dhe driblojnë, nuk është problem. Kur kemi topin, ne kemi kaq shumë talent në fazën ofensive”, deklaroi Muller.
⚽️⚽️🅰️ Thomas Müller claims the award after a fine display in Lisbon 🥇👏#UCLMOTM | #UCL pic.twitter.com/BkvTRTlSks
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 14, 2020
Reprezentuesi gjerman ka thënë se janë të lumtur me këtë triumf, por duhet të përqendrohen për të fituar ndeshjet tjera pasi ata janë të uritur për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Mund ta imagjinoni që ndihem mirë pas kësaj ndeshje, por duhet të jemi të qetë dhe të rikueprojmë. Duhet të jemi shumë të lumtur. Nesër në mëngjes, do të zgjohemi dhe do t’u përgjigjemi mesazheve nga shtëpia dhe nga e gjithë bota”.
“Pastaj do të duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër. Jemi këtu për të fituar finalen”, deklaroi Muller. /Telegrafi/