Telegrafi

Muller provokon Lewandowskin para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Thomas Muller i ka dërguar një mesazh ish-shokut të skuadrës Robert Lewandowskit ndërsa dyshja përgatitet për t’u përballur në “Camp Nou”.

Polaku u largua nga Bayern Munich për te Barcelona gjatë verës, pasi kishte shënuar 50 gola në sezonin e tij të fundit në Gjermani.

Sulmuesi duhej të ndihmonte që Barça të bëhej pretendente për trofeun e Ligës së Kampionëve, por humbja të mërkurën (sot) do t’i dërgonte në Ligën e Evropës, pavarësisht se numri i ri nëntë është si golashënuesi më i mirë i garës.

Bayern i ka fituar të katër ndeshjet dhe tashmë ka siguruar një vend në fazën eliminatore. Kundërshtarët e tyre nuk mund të presin që ata të shkojnë lehtë, megjithatë, siç ka lënë të kuptohet Muller.

“Lewy, ne po vijmë”, thotë Muller në një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Klipi tregon reprezentuesin gjerman dhe një numër të bashkëlojtarëve të tij në humor të mirë përpara përplasjes në Kataluni.

Lewandowski shënoi një hat-trick në paraqitjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve për Barcelonën në shtator, duke ndihmuar në udhëheqjen e klubit të tij të ri në një fitore 5-1 në shtëpi ndaj Viktoria Plzen. Megjithatë, ai më pas pësoi disfata kundër Bayernit dhe Interit.

Një dopietë e 34-vjeçarit mjaftoi vetëm për një barazim në shtëpi ndaj Interit. Rezultati do të thotë se, edhe nëse Barça mund Bayernin, një fitore e Interit në shtëpi ndaj Plzenit do ta bënte skuadrën e La Ligës të eliminohej. /Telegrafi/