Sulmuesi gjerman i Bayernit, Thomas Muller, ka bërë një krahasim interesant në mes të ish-trajnerit, Guardiolas dhe trajnerit aktual, Ancelottit.
Sulmuesi gjerman i Bayern Munich, Thomas Muller, ka deklaruar se Carlo Ancelotti ka lidhje më të afërt me ekipin se sa që kishte ish-trajneri i tij, Pep Guardiola.
“Ancelotti është paksa më i afërt me lojtarët se Guardiola,” ka deklaruar Muller për Bild, transmeton Telegrafi.
Sipas, sulmuesit gjerman trajneri spanjoll jetonte në ‘botën e vet’ dhe nuk ishte aspak spontan.
“Pep e kishte botën e vet sepse tërë ditën mendonte si t’i lëvizi lojtarët e tij dy apo tri metra në një situatë loje për të gjetur zgjidhjen e përkryer”, përfundoi sulmuesi gjerman. /Telegrafi/