Telegrafi

Muller kalon Bayernin në epërsi, por Alaba barazon gjithçka me një autogol spektakolar

Ka nisur furishëm ndeshja çerekfinale mes Barcelonës dhe Bayern Munichut, ku brenda shtatë minutave janë shënuar dy gola.

Kanë mjaftuar vetëm katër minuta që klubi gjerman të gjejë golin e epërsisë.

Një top i humbur në mesfushë nga dyshja Busquets-De Jong bëri që bavarezët të ndërtojnë një aksion të mirë.

Robert Lewandowski asistoi për Thomas Muller i cili me një gjuajtje të fuqishme kaloi kampionin e Gjermanisë në epërsi.

Por vetëm tre minuta më vonë gjithçka u barazua në Estadio da Luz në Lisbonë.

Një harkim nga krahu i majtë bëri që David Alaba në tentim për ta larguar topin të shënoj një autogol spektkolar për të barazuar shifrat në 1-1. /Telegrafi/