Site icon Telegrafi

Muller flet për objektivat e Bayernit, Guardiolan dhe Ancelottin

Thomas Muller ka insistuar se sezoni i parë i Carlo Ancelottit në krye të Bayern Munich nuk do të përcaktohet nga suksesi në Ligën e Kampionëve.

Bayern ka fituar tre tituj radhazi në Bundesligë nën drejtimin e Pep Guardiolës, por katalunasi ishte kritikuar për dështimin për t’i dhënë sukses kontinental.

Por, Muller thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij dëshirojnë të fitojnë çdo gjë dhe nuk beson se sezoni i tyre duhet të përcaktohet nga ky titull.

Lexo po ashtu Schweinsteiger rikthehet në Bayern? Tregon Ancelotti

“Objektivat janë të njëjta çdo vit. Ne duam të fitojmë çdo gjë që ka për të fituar dhe e cila nuk duhet të ngatërrohet me përshtypjen se çdo gjë është asgjë tjetër veçse ‘tripletën’”, deklaroi Muller në një konferencë shtypi, transmeton Telegrafi.

“Pep Guardiola nuk kishte rekord të keq. Natyrisht, trajneri i ri mund të ketë qasje të tjera. Nëse kjo pastaj na ndihmon në ndeshjet vendimtare, unë shpresoj se do të jetë kështu, por nuk ka garanci”.

Lexo po ashtu Bayern Munich prezanton Hummelsin e Sanchesin (Foto)

“Ancelotti e di se çfarë do, por është gjithnjë shumë i hapur dhe me një buzëqeshje në fytyrë”, përfundoi sulmuesi gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version