Telegrafi

Muller: Askush nga klubi nuk më ka ofruar kontratë të re

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller ka mohuar bisedimet për kontratë të re me Bayern Munichun.

Kontratat e senatorëve të Bayernit si Muller, Robert Leëandoëski dhe Manuel Neuer skadojnë të gjitha në verën e vitin 2023.

Por, ndërsa priten marrëveshje të reja për dy të fundit, gjërat ende duken në ajër me të parin.

Lexo po ashtu Top dhjetë lojtarët me më së shumti asistime që nga sezonin 2018/19

Është vet Muller, i cili ka thënë se nuk ka folur ende me drejtuesit e Bayern Munich për vazhdimin e kontratës së tij.

“Askush nga klubi nuk më është afruar. Kështu që ju duhet të shihni se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ka thënë Muller për SportBild.

Ndryshe, Muller gjithë karrierën ia ka kushtuar klubit bavarez, ndërsa ka zhvilluar 645 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 239 gola. /Telegrafi/