Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj tha se edhe në vitin 2018 biznesi i Kosovës do të ketë shumë sfida.
“Kosova e ka koston më të lartë për të bërë biznes në rajon”, tha ai në emisionin e mëngjesit në RTK.
Sipas tij, disa herë ka kërkuar që të merren vendime të favorshme për biznesin. “Ne kemi pritur më shumë nga Qeveria e Kosovës, të ketë reforma më të mëdha të politikave fiskale”, tha Mulaj.
Ai theksoi se temat e mëdha politike kanë bërë që të lihet anash temat ekonomike. “Një gjeneratë e punës ka ikur më Gjermani. Po ikin njerëz të kualifikuar”, tha Drejtori i OAK-së, Ismet Mulaj. /Telegrafi/