Telegrafi

Mula, trajneri ri I Vëllaznimit

Lajmin e konfirmoi vetë Mula për gazetën Arena, duke folur rreth fondit të futbollistëve dhe objektivit të edicionit. “Prej sot jam trajner i Vëllaznimit, ndërsa nesër do ta mbajë stërvitjen e parë. Kemi një grup të mirë lojtarësh, te të cilët pash dëshirë të madhe për fitore në ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut. Objektivi dihet, duam ta kthejmë Vëllaznimin aty ku e ka vendin. Nëse nuk do të besoja që do t’ia dalim, s’do të bëhesha trajner fare”, deklaroi ai për gazetën Arena.

Në shtab teknik do të jenë edhe Arsim Gojani, Luan Tabaku dhe Veton Doli. Pas fitores ndaj Ramiz Sadikut 4:0, Vëllaznimi ka rimarrë përsëri vendin e parë në Ligën e Parë. Mula zëvendëson Ajet Shoshollin e dorëhequr. /Arena/Telegrafi/