Telegrafi

Mukovski replikon, shumica lëshon sallën (Video)

Shumica parlamentare ka lëshuar përsëri sallën momentin që për replikë mori fjalën deputeti i OBRM-PDUKM-së Kërste Mukovski.

Deputetët e shumicës parlamentare këtë iniciativë e kanë marrë pasi Mukovski është parë nga videot sigurisë në Kuvend duke hapur dyert në të ”enjten e zezë” në Kuvend më 27 prill të këtij viti, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të njejtën gjë e kanë paralajmëruar edhe deputetët e opozitës, për të injoruar fjalimet e deputetëve të shumicës parlamentare. Ata kaën thënë se do të lëshojnë sallën kur Goran Misovski dhe Ferid Muhiq do të marrin fjalë nga radhët e LSDM-së.

Kjo është parë sot gjatë seancës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvrlevski. /Telegrafi/