Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski, në një deklaratë për Makfaks mohoi informacionet në media se sot duhet të paraqitet në prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Mukoski theksoi se informacionet që i përcollën disa mediume janë të pakonfirmuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si çdo herë edhe këtë herë bëhet fjalë për spekulime. Nuk e kam detyrë të pajtohet me diçka që nuk është zyrtare”, tha Mukoski.
Nga Prokuroria Themelore nuk vërtetuan në sa ora është planifikuar marrja në pyetje për deputetët e OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, të cilët në disa video shihen se kanë hapur dyert e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm më 27 prill./Telegrafi/