Telegrafi

Mukoski dhe Vasilevski në pyetje në prokurori për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit

Deputetët e OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski janë thirrë në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike lidhur me ngjarjet e përgjakshme të Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill.

Që të dy do të pyeten për hapjen e dyerve dhe për lejin që huliganët të futen në Kuvend dhe mandej të ju jepen instruksione për të rrahur deputetë dhe gazetarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mukoski dhe Vasilevski janë parë duke i hapur dyert nga kamerat e sigurisë në Kuvendin e Maqedonisë.

Për këto ngjarje, deri tani janë akuzuar disa persona për pjesmarrje në grup që ka shkaktuar dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Gjithësejt edhe 15 persona tjerë pritet që të hetohen për këto ngjarje. /Telegrafi/