Telegrafi

Mujota inspekton punimet në disa rrugë të Ferizajt

Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota, ka vizituar punimet në disa rrugë në Komunën e Ferizajt. Mujota vizitoi punimet në fshatin Slivovë, në rrugën Brahim Ademi në Ferizaj si dhe fillimin e asfaltimit të rrugës Ferizaj-Nerodime me gjatësi 8 km.

Sipas tij, punimet në këto rrugë kanë ecur jashtëzakonisht mirë dhe se po bëhet një projekt shume modern për Ferizajn. Ai tha se ka punë edhe për një vit tjetër që të realizohen gjitha projektet në këtë komunë.

Mujota u shpreh se këto projekte janë të rëndësishme për qytetaret e Ferizajt, për zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve të ndryshme./Telegrafi/