Telegrafi

Mujota: Emërimi i oficerëve – së shpejti

Mujota, ka vlerësuar se kjo ministri vazhdimisht është duke u konsoliduar dhe legjislatura e re e miratuar nga Kuvendi i Kosovës i mundëson asaj që të funksionojë dhe të ngrisë Forcën e Sigurisë sipas standardeve të NATO-s.

Ai tha gjithashtu se është i kënaqur me miratimin e buxhetit për vitin 2009, i cili, sipas tij, do të jetë mbi 20 milionë euro, ndërkohë që priten edhe donacionet e premtuara për FSK-së nga SHBA-të, Gjermania, Anglia dhe vende të tjera.

Ministri Mujota po ashtu ka paraqitur disa nga objektivat për vitin 2009. Ai paralajmëroi se së shpejti do të emërohen edhe 23 oficerët e lartë të FSK-së, por pa saktësuar datën se kur mund të publikohen këto emërime. /rtv21/telegrafi/