Site icon Telegrafi

Mujka: Në Mitrovicë 68 raste aktive me coronavirus

Në Komunën e Mitrovicës sonte janë paraqitur dhjetë raste të reja me coronavirus.

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka thotë për RTV Dukagjinin se pos këtyre të infektuarve nga Mitrovica ka rezultuar vetëm një i shëruar për 24 orët e fundit.

“Me këto infeksione numri i rasteve aktive në komunën tonë shkon në 68. Rastet janë të shpërndara dhe është problematikë në vete se tanimë nuk kemi kontroll të plotë mbi rastet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mujka thotë se në institucionet shëndetësore janë rreth pesë punonjës të infektuar me COVID-19.

Nënkryetari i Mitrovicës bënë thirrje për qytetarët të mbajnë maska dhe distancë në mënyrë që të mbrojnë familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë./Telegrafi/

Exit mobile version