Site icon Telegrafi

Muja: Zgjidhja e vetme është privatizimi i Telekomit

Analisti, Armend Muja ka thënë se e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Telekomit të Kosovës është privatizimi i kësaj ndërmarrjeje publike.

Muja tha “Debat Plus” të RTV Dukagjinit se ka menduar se me ardhjen në pushtet të një Qeverie, e cila nuk ka qenë asnjëherë në pushtet do të ndërmerrte ndonjë veprim për të rregulluar gabimet e bëra, por që sipas tij tani privatizimi është e vetmja zgjidhje për këtë kompani.

“Kur është ndryshuar Qeveria kam menduar që e vetmja mënyrë për me kthjell situatën, është kur vjen dikush që nuk ka qeverisë kurrë, edhe mundet me i korrektuar gabimet pasi i sheh në një mënyrë ma neutrale. Edhe pse, unë mendoj që zgjidhja përfundimtare është privatizimi i saj. E kemi abuzuar publiken [ndvrmarrjet]  vazhdimisht gjatë shtetndërtimit”, tha Muja.

Sipas Mujës, janë disa faktorë kyç që e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës, si punësimet e shumta, mosinvestimi në teknologji dhe ndërhyrjet e politikës.

“Janë nja tre ose katër faktor kyç që e kanë pru deri këtu Telekomin. Nuk kanë investu në teknologji, e ka humb përparësinë konkurruese tash e një kohë të gjatë. Problemi ka qenë edhe te numri i madh i puëntorëve ku vlerësimet janë se ka pasur 2,300 punëtorë. Mendimi im është se ka mujt me funskionu me gjysmën. E treta është edhe ndërhyrjet e vazhdueshme politike. Përgjegjësia politike është e atyre partive politike që ka qeverisë. Përgjegjësia primare i shkon PDK-së dhe LDK-së qoftë për të mirat e qoftë për të këqijat. Duhet me marrë përgjegjësi politike. Kanë tentuar me rregullu diçka kur kanë pa që nuk është në rregull, por që problemi ka qenë në sistem”, tha Muja. /Telegrafi/

Exit mobile version