Deputeti i PDK-së, Shaip Muja në vazhdimin e seancës së Kuvendit ka folur për krijimin e Gjykatës Speciale, dhe akuzat e deputetëve të Vetëvendosjes të cilët pyetën se përse ndërruan mendje kur votuan për Gjykatën Speciale.
E lidhur me këtë Muja ka thënë se ai ka votuar kundër vullnetit të tij.
“Unë kam votuar jashtë vullnetit tim për Gjykatën Speciale sepse kam besuar se do të bëhet drejtësi”, ka thënë Muja./Telegrafi/